Një fabrikë vaji në Vaqarr është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në subjektin me administrator qytetarin me iniciale H.S.
Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.