Përfshihet nga flakët automjeti në garazh, asfiksohet e moshuara

Një automjet i parkuar në një garazh është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është asfiksuar nga tymi një grua e moshuar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ndre Mjeda”.

Gruaja me inicialet H. Gj., 73 vjeçe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 26.03.2023, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.

Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.