Genc Gjokutaj, njeri prej avokateve të Berishës akuzoi Gjykatën e Posacme se ka zhbere institutin e Mbrojtjes në proces, me mënyrën sesi ka vepruar me mohimin e të drejtës s ëish-kryeministrit për tu përfaqësuar nga avokatet e tij.
Madje Gjokutaj tha se vendimi këtë të enjte për të konfirmuar masën “detyrim paraqitje” ndaj klientit të tij, Sali Berisha, është shpallur në një kohë që avokatja e caktuar nga GJKKO Valentina Teodoresku nuk kishte lexuar asnjë faqe të dosjes.
DEKLARATA E AVOKATIT GENC GJOKUTAJ
Siç jini ne dijeni dje ne mbrojtesit e z. Sali Berisha Av. Genci Gjokutaj dhe Av. Sokol Mengjesi pasi na u mohua e drejta themelore e mbrojtesit ne nje proces njohja me aktet e dosjes dhe vazhdimi i gjykimit nga gjyqtarja Irena Gjoka nderkohe qe nga ana jone ishte ngritur kerkesa per perjashtimin nga gjykimi me pasoje ndalimin e vendimmarrjes nga ana e saj pikerisht kjo gjyqtare mori vendimin per caktimin kryesisht te Av. Artan Simoni!Ky avokat per arsye te mungeses se integritetit te tij etiko profesional u perjashtua dhe ne menyre klandestine dhe naten jane caktuar po kryesisht Av. Rabije Cenalia dhe Av. Jalldyz Kastrati!Dy avokatet e caktuara nga shteti kryesisht Jalldyz Kastrati dhe Rabije Cenalia nuk e moren persiper mbrojtjen edhe pse te shantazhuara ne sallen e gjyqit nga prokuroret e SPAK per heqjen e licenses pasi kerkuan 2 dite kohe per tu njohur me aktet dhe gjykata nuk ua dha kete kohe! Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnje faqe te dosjes pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave te sigurimit siç ishin marre! Nderkohe me perpara dmth para 2 oresh gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrezuar kerkesen tone per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çeshtja e depozituar po sot dhe e shortuar po sot! GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes ne proces!Vetem ne proceset politike veprohet keshtu! Diktatura eshte vendosur!