Pelegrinazhi në Kishën e Laçit, kremtimi i madh për përmbylljen e 13 të martave

Miks Albania

Mbyllja e 13 të martave të pelegrinazhit në Kishën e Shën Ndout është kremtuar me lutje dhe besim në natën e festës së këtij shenjti.

Besimtarët në këtë natë flenë në vendin e shenjtë duke pritur 13 Qershorin, festën e Shën Ndout.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, besimtarët tregojnë mbi mrekullitë që iu kanë ndodhur dhe dëgjuar, pas lutjeve në këtë kishë.

Policia e angazhuar për ruajtjen e qetësisë publike dhe shërbimi ambulator, treguan gadishmëri duke asistuar rastet e paraqitura, megjithatë trafiku rrugor, ishte një sfidë me vete pasi shkonte disa kilometra.

Kisha Shën Ndout në Laç vizitohet nga besimtarë të të gjitha besimeve, duke dëshmuar ndër të tjera harmoninë fetare që ekziston nder shekuj mes shqiptarëve.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.