PD proteston përsëri para Bashkisë së Tiranës, Policia merr masa

Miks Albania

Tashmë e kthyer në “traditë” prej disa muajsh edhe ditën e sotme një grup demokratësh do të protestojnë para bashkisë së Tiranës në orën 11:00.

Protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut të Tiranës, të cilin e akuzojnë si të përfshirë në korrupsion.

Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, autoritetet kanë marrë masat lidhur me qarkullimin e automjeteve.

Policia bën të ditur se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”, njoftoi Policia.

Njoftimi zyrtar

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.