Rishtazi, po ndodhin kaq shumë gjëra në marrëdhënien e Sarës dhe Bardhit. Edhe pse ata kanë rreth 3 muaj të lidhur, Sara tregoi se është 1-muajshe shtatzënë dhe mbrëmjen e djeshme, në “Cherry on Top”, Sara mori propozimin për martesë nga Bardhi.
Bardhi, i ulur në gjunjë, i vendosi në gisht unazën Sarës, e cila pranoi të kurorëzonin dashurinë e tyre, pas pyetjes “A do të martohesh me mua?”Propozimi vjen pas lajmit se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Sara e ndau me ndjekësit lajmin, përmes një videoje ku këngëtari i puthte barkun. “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë, se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide”.