Pas komenteve në rrjetet sociale kundër Gracianos, reagon Argjira Spanca

Graciano dhe Argjira

Graciano është shndërruar padiskutim në një ndër banorët më të komentuar të shtëpisë së BBV dhe shkak është bërë Kutia e Pandorës, përmes së cilës nxorri në nominim Romeon, Heidin dhe Lisin.

Ndërkohë që një pjesë e ka mbështetur Gracianon për këtë lojë në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, disa të tjerë e kanë kritikuar ashpër, duke komentuar negativisht zgjedhjen e bërë nga ai.

Lidhur më këto komente të ashpra, Argjira, partnerja e Gracianos, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, përmes së cilit ka treguar se ditët e fundit ka marrë mallkime pafund në rrjetet sociale kundrejt partnerit të saj. Ajo gjithashtu ka dërguar një mesazh për të gjithë familjarët e banorëve të shtëpisë më të madhe në Shqipëri, duke iu uruar të kenë forcën që të përballojnë këto komente negative të fansave të zjarrtë të këtij formati.

Fenomeni cyberbullying është një ndër gjërat më të shpifura në kohët moderne. Ky fenomen ka marrë jetë të tëra dhe ne si njerëz prap nuk mësojmë nga gabimet që bëjmë. Ditet e fundit kam parë lloj lloj komente, foto krahasuese/bullizuese, mesazhe me mallkime, mesazhe me urim vdekje dhe cdo gjë tjetër të errët që mund të mendoj mendja e një njeriu. Fatmiresisht kam një jetë të mbushur me plot dashuri dhe mirësi dhe këto komente nuk kanë impakt aq negativ tek unë, fakti që gjithashtu jemi pjesë e ekranit na ka bërë më të fortë kundrejt këtij fenomeni sepse jemi më të ekspozuar ndaj urrejtjes”.

“Po e bëj këtë shkrim me urimin që kjo story të shkoj tek të gjithë familjarët e atyre që janë për momentin pjesë e BBVA! Sot mund të jetë personi im dhe personi juaj nesër mund të jetë i dikujt tjetër. Shpresoj të gjeni forcën të dilni sipër mentalitetit idiotik të komentuese të flaktë të këtij formati, të cilët kanë një urrejte të pashterruar. Ju e njihni shumë mirë shpirtin, dashurinë, anën e mirë dhe të keqe të partnerit/partneres, motrës/vellaut, mamasë/babait tuaj që është aty brenda. Mos lejo që një komentues anonim që nuk e ka as idenë më të vogël cfarë ju keni kaluar në jetë për të arritur këtu ku jeni, t’ju prekë në personin që secili prej nesh do jepte jetën! Shpresoj që të gjitha mallkimet, mesazhet ofenduese dhe e gjithë kjo urrejtje tju kthehet në dashurinë dhe plotësimin e shpirtit tuaj”, perfundon Argjira.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.