Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max u përball me një situatë të paprecedentë në koncertin e fundit të saj.,Artistja ishte duke performuar në skenë, kur një fans u shfaq papritur dhe e goditi në fytyrë. Një person i sigurisë erdhi menjëherë dhe largoi fansin, por nuk arriti ta pengonte para se Ava të merrte shuplakën.
Këngëtarja që po shkëlqente në skenë me veshjen e zezë me xixa, menaxhoi situatën dhe duke kërcyer u largua nga skena.Më vonë, përmes një postimi në “Twitter”, Ava tregoi se nga goditja iu lëndua dhe syri, ndërsa falënderoi fansat për dashurinë që i ofruan.
“Më goditi aq fort sa më gërvishi syrin. Ai nuk do të vijë kurrë më në një shfaqje. Faleminderit juve që ishin spektakolarë sonte në Los Angeles”.