Astrologia Meri Gjini, e ftuar në emisionin “7pa5” ka bërë një parashikim për javën për të gjitha shenjat e Horskopit.
Dashi
Nuk do të mungojë entuziazmi gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë javës. Do të mbyllin çështje ligjore, çështje zyrtare, çështje me shtetin. Kujdes me komunikimin orët e para të paraditës gjatë të mërkurës.
Demi
Kanë kohë për të ndërtuar drejtimet që duan të ndryshojnë rrënjesisht në jetën e tyre. Do të kenë kohë për të vendosur gjërat në vijë të drejtë, pra do të kenë kohë për ndryshime serioze. Çfarë është mbi bazë ta bëjnë,çfarë është nevojë e momentit mos ta bëjnë.
Binjakët
Do të zgjohen pasneser me një Hënë të re në Shigjetar. Periudha është shumë e mirë për të organizuar çështje profesionale, apo të sqarimeve në përgjithësi. Mund t’i japin drejtimin gjërave që duan për 13 ditë. Në çështjet emocionale do të ishte mirë mos marrin vendime gjatë kësaj periudhe.
Gaforrja
Emocionet janë ato që do të marrin maksimumin e vëmendjes. Kjo Hënë e re duket se do të riorganizojë njerëzit në hapësirat ku punojnë, apo në format dhe mënyrën si i bëjnë lekët. Buzëqeshja nuk do të jetë e vështirë të fshihet gjatë kësaj periudhe.
Luani
Kjo Hënë e re është në një pozicion që imponon ndryshime. Çfarëdolloj njohjeje është në shërbim të asaj që ata kanë nevojë. Duket sikur tërheqin njerëz të cilët do t’i bënin të mundur që të luanin rol të rëndësishmë pozitiv në atë që kanë nevojë Luanët këtë periudhë të ndryshojnë. Me Mërkurin e kundër do të duhet të kenë kujdes me komunikimin sidomos në familje.
Virgjëresha
Hëna e re do të ketë një ndikim të fortë për Virgjëreshën, do të ndikojë drejtpërdrejt në çështje që i përkasin profesionit të tyre. Me Mërkurin në të kundërt, është pikërisht ky Mërkur korrigjues në çështje që i përkasin pronave apo çështjeve të shëndetit. Duhet të jenë të kujdesshëm me fjalët.
Peshorja
Për ata që presin dokumente apo shkresa në shërbim të zgjerimit të tyre studimor është periudha e duhur. Një nga çështjet që do të nxjerrë ky Mërkur janë korrigjimet për çështje që i përkasin profesionit. Me ekonominë duket sikur janë pak më ndryshe pjesën e parë të javës, por edhe në fundin e javës këshilla ime do të jetë kujdes me harxhimet.
Akrepi
Me çështje qëi përkasin emocionit, çfarë është e rëndësishme për ëndrrat e tyre, lidhet kjo periudhë e re. Me Mërkurin në të kundër kanë një tendencë për të qenë të ashpër me raportet në familje, sidomos në çift. Duhet të kontrollojnë fjalët, gjë që dinë ta bëjnë më së miri.
Shigjetarët
Është një Hënë shumë optimiste që i nxit për udhëtime të largëta. Mërkuri në të kundërt i ipmonon që të jenë sa të munden racionalë, edhe pse është një periudhë që do të ketë ndryshime në çështjet emocionale.
Bricjapi
Kanë mundësi të ndajnë lodhjen, shqetësimet e mbartura, çfarë duan të diskutojnë edhe pse duhet të jenë shumë të kujdesshëm me kë do t’i ndajnë gjërat e tyre. Kjo do të jetë një këshillë e imja që do të vazhdojë gjatë. Duke qenë që e kanë shumë të rëndësishme statusin, privatësinë dhe kontrollin do të ishte e rëndësishme ta dëgjonin këshillën në mënyrë që këta tre element të jenë të pacenueshëm nga të tretët.
Ujori
Me këtë Hënë të re, për ata më pak të guximshmit, për pak të privilegjuarit nga fati, nis një periudhë e cila mund të sjellë propozime pune. Kush nga Ujorët ka nevojë për të ndryshuar punë, apo për të nisur CV momenti është tani, nga e mërkura dhe 13 ditë resht.
Peshqit
Nuk u mungon fantazia dhe imagjinata. Larg çfarëdo lloj abuzimi me këtë Mërkur në të kundërt sepse është shumë i dëmshëm. Të ruajnë vetën e vet. Benefiti i parë që do të kenë me këtë Hënë të re është mënyra se si do të gjykohet në ambientin e punës. Për ata që janë në një lidhje dhe presin prej kohësh propozime, tani është momenti duhur.