Parashikimi i motit/ Temperaturat deri në 27°C

Miks Albania

Sipas MeteoAlb do të mbetet Shqipëria, nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara kthjellimet do  të paraqiten në vijën bregdetare.

Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin vranësira në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vransërirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por mundësia për reshje do të jenë thuajse zero.

Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do tëriten si mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do te fryjë mesatare, por  herë pas here e fortë me shpejtesi deri në 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.