Parashikimi i motit për ditën e sotme, 30 prill 2024

Miks Albania

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim pas orëve të mesditës. Vranësirat parashikohen të jenë mesatare të larta e transparente. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë  me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.