Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të shkojnë temperaturat

Miks Albania

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë celcius, ndërsa ato inimale në 12.

Era me drejtim jugperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.