Parashikimi i motit për ditën e enjte, sa do të shkojnë temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.