Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

Moti ngrohte

Ditën e enjte moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri-jug më pas bëhen lokale, nga orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në zonën veriperëndimore ku reshjet pritet të jenë të herëpashershme  me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, në lugina dhe bregdet 15m/sek me valëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  6 deri 15°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 5 deri 19°C                                                                                                                                                               

në zonat bregdetare 8 deri 18

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.