Parashikimi i motit për ditën e diel

Moti ngrohte

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore–malore të vendit.

Në zonën e jugut dhe në relievet kodrinore dhe kryesisht malore në lindje të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites.

Më pas ka ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 12 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 24 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 3 deri 5 ballë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.