Parashikimi i motit për datën 3 gusht 2024

Gjatë ditës së sotme vendi do të dominohet nga një mot me alternime, kthjellime dhe kalime vranësirash në pjesën e parë të ditës.

Në pjesën e dytë të ditës do të ketë një shtim të vranësirave kryesisht në zonat Veriore dhe juglindore duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurta shiu.

Por orët e vona të mbrëmjes sjellin dobësim të vranësirave duke bërë që të ketë intervale me kthjellime në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C  vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.