Parashikimi i motit për datën 23 nëntor 2022

Për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale kthjellimesh në pjesën e dytë të ditës

Prej orëve të para pas mesnatës e deri në orët e mëngjesit reshje shiu me intensitet mesatar dhe në formë shtrëngatash në veriperëndim dhe bregdetin jugor.

Në mesditë reshje me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në mbrëmje reshjet do të humbin terrritor duke u përqendruar vetëm në veri e qendër të vendit me intensitet të ulët.

Në majat e maleve si në verilindje lindje e juglindje borë e dobët.

Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim nga mesnata deri në mëngjes e fortë dhe gradualisht me intensitet drejt rënies. Valëzimi në dete i forcës 5 dhe 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:

në zona bregdetare 11 deri 17°C.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.