Parashikimi i astrologes për finalistët: “Dea do ketë një debat të zjarrtë me…”

Astrologia e njohur, Laura, ka dhënë sot një intervistë për moderatoren e “Fan Club”, Megi Pojani. Ajo analizoi katër finalistët e “Big Brother VIP” dhe tha diçka për Kiara Titon.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo hapi edhe letrat për të parë se kush do ishte fituesi i këtij edicioni.

“Dea Mishel është shumë e ftohtë në pjesën e opinionit derisa nuk i preken caqet e veta. Në momentin që i preken caqet e veta di me shpërthyer shumë keq. Pak para finales, mund të jetë 2 ose 3 ditë para, do të ketë një debat të zjarrtë me një prej banorëve që ndoshta ka me dalë vetvetja që nuk e kemi parë deri në atë pikë.

Efi Dhedhes është e qartë me mendime. Logjikën ka pjesën më të fortë. Çka e ka pak keq është se Efi është Peshk, e ka shumë vështirë me dashtë njerëz, por në momentin që lidhet dhe do njerëz, është në gjendje të bëjë çdo gjë për ta. Ndërsa nëse ata persona sillen keq me të dhe i kthejnë shpinën, domethënë pjesa e humorit menjëherë luhatet. Efi dashurohet shumë keq dhe ka gjasa të jetë fituese. Krist Aliaj si karakter është shumë i matur. Ka luhatje të humorit shumë. Di me qenë shumë egoist, veten e ka primarë. Me zor po pret me dalë pasi është person që ka shumë qejf me udhëtuar”, tha Laura.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.