Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izraelit.
Papa Françesku u ka kërkuar liderëve rajonalë që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
Pas lutjes së tij të së dielës Angelus, ai u bëri thirrje të gjitha kombeve të mbajnë anën e paqes.
“Bëj një thirrje të përzemërt për ndalimin e çdo veprimi që mund të nxisë një spirale dhune, me rrezikun e tërheqjes së Lindjes së Mesme në një konflikt edhe më të madh.
Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e të tjerëve. Jo më luftë, jo më sulme, jo më dhunë, po dialogut dhe po paqes”, deklaroi Papa.
Para Françesku bëri gjithashtu thirrje për zgjidhje me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës.