Dalin pamjet nga avioni që u godit këtë të martë nga turbulenca të forta, ku për fat të keq humbi jetën një pasagjer, ndërsa mbi 30 të tjerë u lënduan.
Avioni “Boing” i linjës ajrore Londër-Singapor kishte në total 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.
BBC raportoi më herët se kompania ajrore “Singapore Airlines” i shprehu ngushëllime familjes së viktimës.
Siç duket edhe nga pamjet turbulencat e forta kanë hedhur përtokë ushqimet dhe sendet personale të pasagjerëve.Ndërsa mësohet se në aeroportin Suvarnabhumi ka pasur një mobilizim emergjent, me autoambulanca dhe makina të policisë që janë nisur menjëherë në pritje të avionit.