Panik në ajër/ Avioni i nisur nga Korfuzi drejt Londrës bën ulje emergjente në Romë, plagosen dy stjuardesa

Miks Albania

Për shkak të turbulencave, një avion i nisur nga Korfuzi i Greqisë, me destinacion Londrën bëri një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës. Si pasojë kanë mbetur të plagosura dy stjuardesa

Avioni transportonte 181 persona, përfshirë 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u përball me probleme për shkak të motit të keq.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) po heton çështjen dhe e ka cilësuar ngjarjen si “aksident”.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.