Pamjet nga vendngjarja, vrasja e 48-vjeçarit dyshohet për hasmëri

Miks News

Mëngjesin e sotëm, teksa ka qenë duke shkuar në punë është ekzekutuar me armë zjarri 48-vjeçari Lulzim Visha.

Dyshimet për një mundësi hasmërie janë të pranishme, dhe ngjarja mund të lidhet me të kaluarën e viktimës dhe situatat problematike që ka pasur ai dhe familja e tij. Para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.

Hetimet po vazhdojnë dhe do të duhet më shumë kohë për të mësuar detaje të tjera. Siç shihet edhe nga pamjet policia ndodhet në zonën ku ka ndodhur krimi.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.