PAMJE TË RËNDA/ U vra me breshëri kallashnikovi brenda lokalit në Don Bosko, identifikohet banakierja

Gruaja që shihni në foton e mëposhtme është viktimë e breshërisë së plumbave mbrëmjen e sotme brenda lokalit të Fatjon Muratit në Don Bosko.

Viktimë e këtij atentati ka mbetur banakierja e lokalit, Mimoza Paja 60 vjeç, e cila nuk ka qenë objektivi, ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një vajzë 10 vjeç e cila ka marrë një plagë në këmbë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë xhamisë së Brrakës.

Ende nuk bëhet me dije se kush ishte objektiv i atentatit ndërsa mësohet se lokali është në pronësi të Fatjon Muratit i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.