Pagoi për t’i djegur “Ferrarin” Noizyt, Cllevio: Më preu në besë mbreti me shapka

Këngëtari Cllevio Serbiano, i cili dyshohet se fshihet pas djegies së Ferrarit të Noizyt ka reaguar në rrjetet sociale.

Pas lajmit se një vlonjat ishte paguar 2000 euro nga Cllevio për të djegur makinën “Ferrari” 300 mijë euro të Noizyt, reperi ka bërë një postim, ku ka publikuar lajmin që po qarkullon nëpër media. Bashkëngjitur lajmeve, reperi ka shkruar edhe fragmentin e një kënge, e cila njihet si një dedikim kundër Noizy-t.

Kujtojme qe i riu Siar Konti nga Vlora është shprehur se për te djegur makinen e Noizyt është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari, Cllevio Serbiano.

“Kakama të Vlorës përgjohemi nga SHIK-u. Gango me dosje disfata pata, m’preu në besë mbreti me shapka”, ka shkruar Cllevio.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.