“Paga minimale 60 mijë lekë”/ Rama: Mesatarja do shkojë 900 euro brenda vitit…

Javën e fundit të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama e nisi në Peqin nga ku u fokusua tek zhvillimet ekonomike.

“Jemi në një moment të madh kthese të rëndësishme në jetën ekonomike. Sot Shqipëria është në një moment kthese ku ka filluar rritja më e madhe historike e pagave. Paga mesatare në sektorin publik do të shkojë deri 900 euro. Detyra jonë e pa përfunduar pa e çuar pagën minimale 60.000 lekë.“- tha Rama.

Ndërsa në Berat, Edi Rama shpalosi sfidat e Shqipërisë 2030.

Ta bëjmë kampione të Ballkanit në turizëm, sovrane me energji dhe eksportuese të energjisë. Ta bëjmë eksportuesen më të madhe të prodhimeve bujqësore vendim me nivelin më të lartë të digjitalizimit të teknologjisë”- tha Rama.

Për aleatët Berisha Meta, e posaçërisht për llogaritë bankare offshore të zonjës Kryemadhi, Edi Rama solli këto dy krahasime të reja.

“Na dolën ato off-shoret i patë apo jo? Ku mbyteshin anijet hidhnin shishe me letra që ti marrin në breg, janë shishet e para, është anije e mbytur ato, këta kandidatët e faqes së zezë janë si violinistët e Titanikut që i binin violines teksa zhytej anija poshtë”- shtoi Rama.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.