Pa babain dhe vëllain kur i mori rrjedha e ujit/ Reagon vajza 16-vjeçare: Zoti na ka tha zemrat!

Ka reaguar së fundmi, 16-vjeçarja e cila i mbijetoi aksidentit të rëndë ditën e djeshme në Bogë, ku fatkeqësisht humbi jetën babai dhe vëllai i saj 13 vjeç.

Përmes një postimi në Facebook, ajo bën njoftimin për humbjen e familjarëve të saj dhe njofton miqtë dhe të afërmit në lidhje me varrimin.

ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ. VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER. PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO,” shkruan ajo.

Ndërkohë në rrjetin social, instagram, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen.

Teksa ka postuar një foto të babit dhe vëllait që humbën jetën, shkruan: Zoti na ka tha zemrat. Shpirti juaj pushoftë në paqe babi dhe vllau jem.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.