Ori Nebiaj pranon mandatin e deputetes

Ori Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes, që u la nga deputetja demokrate, Grida Duma disa ditë më parë.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. KQZ, formulari gati për tu dorëzuar nesër”, shkruan Ori Nebijaj.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se zyrtarisht moderatorja nuk kishte dorëzuar asnjë formular vetëdeklarimi, pranë institucionit që organizon dhe kontrollin zgjedhjet në Shqipëri.

“Duke marre shkas nga pyetjet e shume prej jush ne lidhje me formularin e vetedeklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk eshte depozituar ende ne KQZ.

Formulari i publikuar ne media eshte pa firme as te zj. Nebiaj, cka do te thote nuk eshte formular i cili ka dale nga KQZ. Ne momentin qe do te depozitohet zyrtarisht me KQZ, do tju ve ne dijeni si gjithmone”, thuhej në reagimin e KQZ.

Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.

Vetë Nebiaj reagoi pas lënies së mandatit nga Duma, se i nevojitej kohë për të vendosur nëse do merrte përgjegjësinë që i dhanë ata që e votuan.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.