Besimtarët myslimanë në Shqipëri agjërojnë për 13 orë e 50 minuta, ndërsa në disa vende dita është e gjatë deri në 16 orë këtë periudhë. Kronika në vijim ju njeh me orët e sakrificës në vende të ndryshme të botës.
Këtë vit muaji i Ramazanit ka filluar për myslimanët në 23 mars. Që nga agimi e deri në perëndim të diellit, ai zgjat deri në 16 orë në varësi të vendit ku agjërohet në botë.
Agjërimi përfshin rezistencën nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale.
Numri i orëve të ditës ndryshon nga vendi në vend. Këtë vit myslimanët që jetojnë në Greenland agjërojnë mesatarisht deri 16 orë, dhe pas tyre vijnë ata që jetojnë në Holandë, Kazakistan e Britani, ku agjërimi zgjat 14 orë.
Edhe në Shqipëri dita është e gjatë këtë periudhë, rreth 13 orë 50 minuta, duke e bërë vendin tonë dhe rajonet përreth zonën ku besimtarët mbajnë ramazan në një interval kohor të gjatë për 24 orët e matura të ditës.
Ditët e Ramazanit zgjasin një muaj deri në natën e Kadrit, natë që për myslimanët konsiderohet si nata më e mirë se sa 1000 muaj bashkë.
Me kalimin e ditëve edhe orët e agjërimit ndryshojnë dhe në Shqipëri dhe referenca për kryerjen e ritualeve merret në kalendar.