Opozita njofton protestën e radhës: Nesër në orën 10:00 para parlamentit

Sikurse edhe në seancat e kaluara, opozita do të mbajë ditën e nesërme protestën e radhës gjatë kohës që do të nisë punimet Kuvendi.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se protesta do të mbahet gjatë paradites në orën 10:00 para parlamentit.

Ndërkohë, kujtojmë se opozita ka njoftuar protestën e radhës kombëtare në datë 3 Mars, ditën që gjykata do japë vendimin për vulën e PD.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.