Opozita nis protestën/ Bllokohen 5 akset kryesore të kryeqytetit, mbi 1400 forca policore në terren

Miks Albania

Edhe pse në kushte të këqija të motit, ka nisur pak momente më parë protesta e opozitës në kryeqytet. Pritet që kjo protestë të zgjasë nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Akset e bllokuara deri më tani nga qytetarët janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.

Gjithashtu mësohet se mbi 1400 efektivë policie do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.