Deputetët demokratë kanë bllokuar sërish foltoren. Teksa fliste Oerd Bylykbashi është ngritur nga vendi Edmond Spaho. Ndërkohë deputetë të tjerë po fishkëllejnë me bilbil në shenjë proteste në seancë. Ndërkaq, Garda ka rrethuar foltoren.
Ermonela Felaj që po drejton seancën i ka bërë thirrje Spahos që të ulet në vendin e tij, duke u shprehur se nuk është zgjidhje bllokimi i foltores.