I shpallur në kërkim për mashtrim me mikrokreditë, Olsi Ibro i jep fund jetës

Miks Albania

Olsi Ibro, i shpallur në kërkim për mikrokreditë, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Sami Frashëri” në një pallat në ndërtim.

“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ibro ishte shpallur në kërkim pasi kishte përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet skemave të mashtrimit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.