OKB: Rastet e lisë së dhenve, zgjebes dhe sëmundjeve diarreike janë përhapur në Rripin e Gazës

Miks Albania

Rastet e lisë së dhenvem zgjebes dhe sëmundjeve diarreike janë në rritje në Rripin e Gazës për shkak të kushteve të rënda sanitare, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) shpjegoi se ndër arsyet kryesore të përhapjes së sëmundjeve është se banorët e Gazës janë të detyruar të pinë ujë të kontaminuar, në mungesë të ujit të pijshëm të pastër.

Agjencia tha dha shifra konkrete. Megjithatë, paralajmëroi rrezikun e rritjes së rasteve të sëmundjeve infektive nëse nuk rikthehet furnizimi me ujë dhe nëse impiantet e ujërave të zeza nuk ri-energjizohen, apo nuk marrin karburant. Ushtria izraelite e ka vendosur Rripin e Gazës nën “rrethim të plotë”, duke ndërprerë ujin, energjinë elektrike, ushqimin, ilaçet, karburantin dhe furnizimet e tjera thelbësore, si pjesë e operacioneve hakmarrëse pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 Tetor.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.