Shishet e ripërdorshme të ujit, që për shumë prej nesh janë simbol i një jetese të shëndetshme dhe të qëndrueshme, mund të jenë më të ndotura sesa një kapak tualeti. Ky është paralajmërimi që vjen nga mjeku amerikan Dr. Joe Whittington dhe nga një studim i kryer nga Universiteti Purdue, i publikuar në Food Protection Review.
Studiuesit testuan pesë artikuj të përdorimit të përditshëm dhe zbuluan se tre prej tyre përmbanin sasi të larta bakteresh, aq shumë sa që një kapak tualeti do të dukej “i pastër” në krahasim me to. Ndër to, shishet e ujit të ripërdorshme rezultuan ndër më të ndoturat, për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me gojën dhe lagështisë që mbetet brenda tyre.
