Nxirret nga liqeni i Fierzës trupi i pajetë i një 35-vjeçareje, u pikas nga një banor i zonës

KUKËS– Një kufomë e seksit femër është nxjerrë e pajetë nga ujërat e liqenit të Kukësit.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.