Nusja i vë flakën kasolles së vjehrrit, nis hetimi për 29-vjeçaren në Fier

Policia e Lushnjës ka nisur një hetim në gjendje të lirë për një 29-vjeçare.

E reja dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur kasollen në pronësi të vjehrrit të saj.

“Komisariati i Policisë Lushnjë:

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 29 vjeçe, banuese në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur një kasolle në pronësi të vjehërrit të saj”, njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.