Numri i ulët i studentëve, Universiteti i Korçës bashkohet me atë të Tiranës

Dhimitër Bello, rektori i universitetit Fan Noli të Korçës, në një konferencë për mediat ka bërë me dije se senati i këtij universiteti vetëm dy ditë më parë ka vendosur bashkimin e universitetit të Korçës me atë të Tiranës.

Ky vendim sipas tij është votuar 100% nga pedagogët e këtij senati.

Bello ka bërë me dije se pavarësisht bashkimit me universitetin e Tiranës, logoja e universitetit të Korçës do të mbetet.

E gjithë kjo situatë vjen për shkak të situatës të rëndë të krijuar në universitetin e Korçës, i cili  nga njëri vit në tjetrin kishte një numër më të vogël studentësh.

Pas vendimit të senatit të Korçës pritet shqyrtimi i kërkesës dhe vendimmarrja e Universitetit të Tiranës më pas do të duhet miratimi i Këshillit të Ministrave për të nisur procedurën e bashkimit.

Universiteti Fan Noli është i pari në vend që shkon drejt profilizimit, dhe riorginizimi i tij pritet të nisë vitin e ardhshëm.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.