Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

Miks Albania

Deri më tani, gjithsej 9,425 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas shifrave të publikuara të shtunën nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah. 24,000 të tjerë janë plagosur, tha ministria.

Shifrat janë nxjerrë nga burime brenda enklavës së kontrolluar nga Hamasi, raporton CNN. Sipas raportit të ministrisë, gati 73% e viktimave janë fëmijë, gra dhe të moshuarit. 

Numri i vdekjeve të raportuara të shtunën është 270 më i lartë se ai i raportuar nga Ministria të premten, me numrin e të lënduarve rreth 1,000 më i lartë. Ushtria izraelite vazhdon të rrethojë dhe godasë Rripin e Gazës me sulme ajrore në përgjigje të një sulmi terrorist ndërkufitar të nisur nga militantët e Hamasit më 7 tetor. Thirrje . për një armëpushim nga Hamasi, organizatat e ndihmës dhe pjesa më e madhe e komunitetit global janë refuzuar nga qeveria izraelite, e cila është zotuar të zhdukë Hamasin pas sulmit brutal muajin e kaluar, i cili vrau më shumë se 1,400 izraelitë, shumica prej tyre civilë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.