Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se opozita do të zhvillojë një tjetër protestë para parlamentit.
Berisha u shpreh se protesta do të mbahet para seancës së njoftuar nga Kuvendi këtë të enjte, teksa dha një deklaratë për gazetarët jashtë selisë blu.
“Do ketë protestë të fuqishme ditën e enjte para parlamentit. Nderimin më të madh për të gjithë ata që sot ishin aty dhe bashkuan zërin e tyre me qytetarët kundër këtij regjimi. Ishte një moment jashtëzakonisht i veçantë sonte”, tha Berisha.
Më herët ai deklaroi se Kuvendi nuk do të ketë mundësi të diskutojë asnjë çështje tjetër në rast se Rama nuk jep llogari para deputetëve në lidhje me skandalin “McGonigal”.