Aksidentet automobilistike dhe përgjakja e rrugëve duket se nuk kanë të ndalur.
Ditën e sotme, një makinë që drejtohej nha një 18-vjeçar ka dalë nga rruga në fshatin Melan, disa metra në afërsi të rrugës nacionale.
Në momentin e aksidentit në makinë kanë qenë dy persona, ndërsa viktimë ka mbetur pasagjeri, 20-vjeç. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili nuk ka pësuar dëmtime.
Dibër/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit