“Nuk e shpëtova dot, një ditë para se të ikte na tha…”, mes dhimbjesh, Julian Deda tregon momentet e fundit të jetës së babait të tij

Personazhet e njohur brenda shtëpisë së BBV3 shpeshherë sjellin për publikun histori familjare, që ndoshta publiku nuk i ka dëgjuar më parë të rrëfyera prej tyre. Ashtu siç aktori Julian Deda, preku jo vetëm banorët, por edhe të gjithë ndjekësit për një përjetim, të cilin e kishte kaluar së fundmi me babain e tij, të ndjerin, aktorin e madh Zef Deda.

Gjatë bisedave ai është shprehur duke thënë se është shumë e vështirë të shohësh babain të vdesë, por ajo që e ka prekur më shumë akoma, është fjalia që aktori i madh i humorit ka thënë pak çaste para se të ndërronte jetë: “Më jepni pak frymë”.

“Kam bërë çdo gjë për të, ai nuk donte të vinte as në Tiranë, sepse thoshte ‘aty më mbysin’. I thash nuk të çoj aty. Ndenji në shtëpi 9 ditë dhe 4 ditët e fundit ishte me 40 temperaturë. E kam marrë me zor dhe e kam sjellë me ambulancë në Tiranë në një spital privat. Erdhi i mbaruar, pa asnjë shpresë”, ka treguar mes dhimbjesh Juli.

“Kam bërë gjithçka që ai mos të ikte nga kjo jetë, por kancerit nuk kisha çfarë t’i bëja. Doli me kancer në stomak. E zbuluam para një vitit. E cova në Turqi, vetëm pozitiviteti i vet e ka mbajtur, sepse degradoi shpejt. Nuk pranoi të bënte kimiot. Vjen një moment dhe dy muajt e fundit e sheh dhe nuk ke çfarë t’i bësh më. Nuk ja dolëm dot”, vijoi aktori.

“Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin dhe nuk ke çfarë t’i bësh më. Derisa ditën e parafundit, mua dhe Marjos na tha: “A po më jepni pak frymë?”, sepse nuk merrte dot frymë, merrte një herë në 20 sekonda. I thashë “po ca të bëjmë mo babi, hape gojën dhe të të jap unë”. Se e tha edhe një batutë para se të ikte, më tha “me më fry në bythë më nder më bën”, ka rrëfyer Julian Deda.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.