Një djalë 13-vjeçar u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Kahramanmaras me një kanarinë në duar, të cilën e mbrojti për 55 orë.
Kërkimet kanë vijuar prej tre orësh pasi ekipet e shpëtimit kanë dëgjuar britma nga rrënojat e një apartamenti.
Pasi ekipi e shpëtoi, djali i mbështjellë me batanije të posaçme kundër rrezikut të hipotermisë, Berat Sari i bërtiti tezes së tij ndërsa ajo shkoi menjëherë në ambulancë për t’i dorëzuar kanarinën e tij.
Më pas, tezja e përkëdheli zogun, më pas e ushqeu dhe e bëri të pinte ujë nga tapa e shishes që gjeti. Tezja, e cila derdhte herë pas here lot gëzimi, falënderoi Zotin pasi pa gjallë nipin dhe zogun e tij të vogël. Berat tani po merr trajtim në spital.