Njihej si “Nëna Mbretëreshë”, ndahet nga jeta mamaja e legjendës Pele!

miksnews.al

Celeste Arantes, mamaja e legjendës së futbollit botëror Pele, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare.

Ajo i shpenzoi pesë vitet e fundit në gjendje vegjetative, duke mos e mësuar kurrë për vdekjen e djalit të saj në 29 dhjetor të vitit 2022, teksa Federata Braziliane e Futbollit shkroi në komunikatën e saj se Arantes ishte shtruar në spital prej 8 ditësh, ndërsa arsyeja e vdekjes mendohet të jetë nga shkaqe natyrale.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur në mbarë botën si Pele, ishte një nga tre fëmijët e Celeste Arantes. Ajo nuk donte që Pele të bëhej futbollist, një mendim që u ndryshua me kalimin e viteve, kur ish-sulmuesi filloi të bëhej një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

“Ndjenjat e sotme janë të përziera. Ne vajtojmë thellësisht largimin e ‘Celestinha’, siç e quajti me dashuri djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj. Dona Celeste është Nëna Mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona”, shkruan në postimin e tij Fondacioni Pele.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.