Njëri dhunon gruan, tjetri kërcënon babain, arrestohen dy persona në Vlorë 

Miks Albania

Dy persona janë arrestuar këtë të enjte për dhunë në familje në Vlorë dhe Sarandë. 

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 45-vjeçari, i cili dyshohet se ka kërcënuar me thikë babain e tij. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një tjetër 45-vjeçar në Sarandë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. 

“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) babain e tij, në banesën e tyre, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. 

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”,-njoftoi policia. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.