Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ditën e ostme kudnër kryeministrit Edi Rama, për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.
Sipas Berishës, Rama e ka përdorur McGonal si “vrasës me pagesë” për të ekzekutuar opozitën, pasi e ka paguar që të lobojë kundër tyre në SHBA.
“Sot Parlamenti ka ditën e turpit, ditën e fundit. Parlamenti refuzoi kërkesën më legjitime të një grupi deputetësh për një debat me urgjencë, një cështje që ka tronditur gjer në palcë vendet e lira. Imagjinoni ju se në çfarë afere është e implikuar Shqipëria. Ky kryeministër ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA, NATO e botës së lirë.
Imagjiononi një vrasës me pagesë që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare.
Ne këtë nuk e kalojmë. Edi Rama është sot njeriu më i inkriminar në Evropë. Drejtësia amerikane do thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli, por para saj duhet të flasin shqiptarët, Parlamenti, qytetarët.
Edi Rama me dy bashkëpunëtore ka trajtuar si aset privat shefin e kundërinteligjencës së FBI.
Linda e Kuvendit sot u soll sikur te mos kete ndodhur asgje, ai është zhdukur, nuk erdhi fare sikur nuk ka ndodhur gjë. Jemi në një situatë më të jashtëzakonshme që mund te jemi ndodhur ndonje here, vetëm një betejë e gjithanshme është shpëtimtare për Shqipërinë.
Do kërkojmë nga autoritetet amerikane ti japin dënimin më të rëndë.”