Një viktimë dhe tre të plagosur me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.

Raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.