Gazetarja shqiptare Aida Shtino ka folur në lidhje me punën e saj dhe kërcënime që merrte gjatë kohës që drejtonte emisionin “Njerëz të humbur”.
Ajo ka treguar se si një person e ka sulmuar me thikë, teksa po futej në emision, ndërsa ka qenë shoferi që i ka shpëtuar jetën.
“Kam pasur shumë momente të vështira, i kam përballuar se kam qenë më e re. Kam marrë kërcënime të ndryshme edhe me jetë. Madje edhe incidente në një televizion tjetër ku për pak më ka shpëtuar jetën shoferi që kam pasur, i cili nuk jeton më. Unë do të kisha emisionin, ai më coi në ambientet e pasme të televizionit dhe më tha “të shoqëroj të hysh”, I thashë jo s’ka problem.
Ai kishte thënë me vete po e shoqëroj dhe fat i madh se sipër meje po hynte një person me thikë, i cili kishte kërkuar të hynte në emision, u kap nga forcat e policisë më pas. Nuk e kuptova farë se ndodhi aq shpejt, ai ulëriti, nuk më futën brenda dhe nuk mbaj mënd më shumë. Ka pas raste të tjera kur me ka ardhur një vajzë për një gocë që kërkonim dhe I kishim hyrë thellë historisë, të nesërmen më erdhi një zarf ku thuhej se ajo ishte në një adresë, ku adresa ishte shtëpia ime dhe unë nga ai moment kërkova mbrojtje.
As vetë nuk e di as sot e kësaj diti s’po u mbyll ai emision. I fundit është transmetuar në RTSH dhe atë ditë kemi gjetur tre persona, menjëherë të nesërmen më ka ardhur drejtori i RTSH-së dhe ma ka thënë se do të mbyllët, të nesërmen nisi të prishej studioja. Kërkova arsyen me ngulm dhe më thanë se nuk kemi buxhet”, tha Aida Shtino në “S’e luan topi”.