Një javë pas arrestimit të Metës, Blushi në protestë: Jemi kthyer në vendin e krimit

Miks Albania

“Ndodhem këtu në këtë vend krimi”.

Kështu deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi i cili së bashku me protestuesit e tjerë opozitarë ndodhen në ish-sheshin Shqiponja, në afërsi të vendit ku u arrestua Ilir Meta më 25 tetor.

Blushi i kërkoi policisë që të mos ndërhyjnë dhe të mos provokojnë protestuesit pasi kjo do t’i detyrojë të shkojnë në shtëpinë e kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për t’i dhënë ndëshkimin që meritojnë.

Blushi: Jemi këtu në këtë vend krimi. Në mënyrë të paligjshme nga këta banditë me dhe pa unfirmoë u rrëmbye presidenti i Partisë së Lirisë. I kemi paralajmëruar të mos provokojnë opozitën, të mos provokojnë këtë protestë paqësore sepse këta protestues do të detyrohën të shkojnë në Surrel, në shtëpinë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për t’i dhënë  dënimin që meritojnë. Kanë dalë këtu për të provokuar dhe rrmëbyër këta qytetarë që janë më të vendosur se kurrë për t’u ballafaqur me këtë regjim. Shqiptarët e ndershëm dhe patriotë nuk tremben nga kjo strukturë kriminale. Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë. I paralajëmroj nga ky vend krimi, me zjarrin e destabilizmit të Shqipërisë që po ndez Edi Rama do të digjet vetë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.