Nisin proceduarat për azil për emigrantët e Gjadrit 

Miks News

Në kampin e Gjadrit ka nisur procedura e aplikimit të 6 emigrantëve për azil. Përmes avokatëve apo asistentëve të ndryshëm që ju vijnë në ndihmë, emigrantët do të aplikojnë si azilantë përmes një formulari. 

Tv Klan raporton se ata do të presin 28 ditë për përgjigjen nëse do të aprovohet aplikimi i tyre si azilantë ose jo. 

Në të kundërt, nëse do të ketë një përgjigje negative, emigrantët pritet të rikthehen në vendet e origjinës. Deri në këto momente, është bërë me dije se nuk ka pasur problematika. 

Emigrantët e paligjshëm të kapur në brigjet e Siçilisë janë nga Egjipti dhe Bangladeshi. 

Sapo ato mbërritën në Portin e Shëngjinit, u akomoduan në qendrën e pritjes, ku iu nënshtruan vizitave mjekësore dhe procedurave të nevojshme të verifikimit, nga ku 2 prej tyre rezultuan me probleme dhe u kthyen pas. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.