Më në fund dita e shumëpritur për të dënuarit në burgjet e Shqipërisë. Sot në orën 13:00 ka nisur zbatimi i amnistisë penale.
Pas shumë debatesh, ligji i amnistisë penale u miratua më 4 prilll në Kuvendin e Shqipërisë. Nga kjo amnisti përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024.
Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite, gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.
Ulja e dënimit do të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë.
Bëhet me dije se 55 të dënuar pritet të lënë ditën e sotme qelitë e burgut të Drenovës, ndërsa 73 persona të tjerë përfitojnë ulje të dënimit të tyre nga amnistia.
Burime të siguruara thanë se të dënuarit që lirohen dhe ata që përfitojnë ulje të dënimit kanë qënë të dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “vjedhje”, “dhunë në familje”, “dhënie ndihme i kalimit të paligjshëm të kufirit”, “vrasje”, “armëmbajtje pa leje”, “trafikimi i narkotikëve”.
73 të dënuar sipas të njëjtit burim përfitojnë ulje dënimi prej 18 muajsh nga dënimi i mbetur.
Nga burgu i Drenovës gjithashtu bëhet e ditur nëse nuk arrihet në kohë procedura e lirimit të 55 të dënuarve, procesi i lirimit të tyre do të vijojë ditën e enjte.
Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këto, 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë, 55 prej të cilëve lirohen ditën e sotme.
Gazetari Bepin Kolvataj, raporton se nga burgu i Reçit në Shkodër janë mbi 130 të denuar që pritet të lënë ditën e sotme qelinë. Zbatimi i amnistisë penale ka nisur prej ores 13.00 kur të burgosurit e parë do te dalin nga ky IEPV ne zonën e Reçit në Malësi të Madhe.
Bëhet fjalë për të dënuar me vendim të formës së prerë që kanë përfituar nga amnistia. Nga burgu i Recit ne Shkoder jane mbi 130 te denuar qe do te lene diten e sotme qeline.
Zbatimi i amnistise penale ka nisur prej ores 13.00 kur te burgosurit e pare do te dalin nga ky IEPV ne zonen e Recit ne Malesi te Madhe. Jane te denuar me vendim te formes se prere qe kane perfituar nga amnistia.
Nga burgu i Fierit 100 persona do të lirohen sipas amnistisë, kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale. Nga Burgu i Shenkollit gjatë drekës pritet të lirohen 11 të dënuar. Ndërsa nga burgu i Kosoves se Madhe ne Lushnjë, do te lirohen 141 te burgosur.